KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kërkohet nga Turqia për lidhje me organizatë terroriste, Apeli i Tranës lë në burg aktivisten me azil në Francë

Kërkohet nga Turqia për lidhje me organizatë terroriste, Apeli i Tranës lë në burg aktivisten me azil në Francë

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç.

Aktivistja turke Julide Yazici, u arrestua disa ditë më parë në Rinas pasi kërkohet nga autoritetet turke të drejtësisë.

Pavarësisht se ajo rezulton me azil politik në Francë, gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes për lirim, raporton A2cnn.

Shtatë vite më parë, gjatë kohës që ishte studente, Yazici mori pjesë në protesta kundër qeverisë së presidentit Erdogan. Ajo u arrestua fillimisht në vitin 2016, ndërsa autoritetet turke e akuzuan për lidhje me organizatë terroriste.

Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Tiranës më 7 gusht, aktivistja turke Julide Yazici, pretendoi se përndiqet politikisht për shkak të bindjeve politike dhe për këtë arsye nuk pranon ekstradimin drejt Turqisë. Ajo shtoi se ka protestuar kundër Presidentit Erdogan dhe se i rrezikohet jeta nëse kthehet në atdhe.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.