KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KËNGË PËR QENIN

KËNGË PËR QENIN

Poezi nga: Sergei Yesenin
Përktheu: Agron Tufa

Me ag në katoq të thekrës,
Ku varen rrogozë verdhashë,
Një bushtër polli këlyshët,
Shtatë këlyshë kuqalashë.

Gjer në muzg i përkëdheli,
Me gjuhë duke i lëpirë,
Dhe nga barku i ngrohtë
I pikonte bor’ e shkrirë.

Edhe kur pulat në muzg
Hynë të flenë në qymez,
Erdh i zoti i saj vramuz
I futi të shtat’ në thes.

Vrapon ajo mbi pirgje
Pas tij, në ankth, turbullirë …
Por gjatë, sa gjat’ u drodh
Faq’ e pellgut të pangrirë.

Kur mbrapsht mezi hidhte hap,
Dhe lëpinte ijet me lyshtër,
I ngjau hëna përmbi hatë
Me njërin nga këlyshët.

Me vështrimin drejt zeniti,
Thershëm piskati përpjetë,
Ndërsa hënëza rrëshqiti
Pas kodre, dhe në fushë u fsheh.

Dhe shungull, si tallje lëmoshe,
Kur i flakin një gur mizor,
U rrokullisen sytë e qenit –
Yje të artë mbi dëborë.

[1915]

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.