KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi janë në një lidhje prej dy muajsh

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi janë në një lidhje prej dy muajsh

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi u panë duke u puthur gjatë festës pas performances së Justin Bieber në Coachella më shumë se një javë më parë.

Por lidhja e tyre nuk është e re, siç raporton DailyMail supermodelja dhe aktori kanë qenë në një lidhje prej më shumë se dy muajsh.

“Kanë qenë bashkë prej disa muajsh tashmë dhe gjithçka po shkon mirë”, tha një burim për Daily Mail.

“Ishin çift që në fillim të shkurtit, kështu që ka kaluar një kohë. Ndihmon fakti që të dy kanë qenë shpesh në Los Angeles gjatë muajve të fundit, gjë që u ka dhënë kohë të lidhen më shumë”.

Gjithashtu është zbuluar se motra më e vogël e Kendall-it, Kylie Jenner, ka luajtur rolin e ndërmjetëses për çiftin e ri.

“Kylie ka kaluar shumë kohë me Jacob gjatë sezonit të çmimeve të Timothée Chalamet, sepse Jacob ishte i nominuar për Frankenstein dhe Timothée për Marty Supreme,” shpjegoi burimi.

“Kylie e pëlqeu atë dhe mendoi se do ishte i përshtatshëm për Kendall-in, kështu që i tha: ‘vajzë, hidhu në veprim, dil me këtë djalë’,” shtoi burimi.

Kendall kishte qenë tashmë mike me Jacob prej vitesh dhe “nuk ishte e sigurt nëse donte ta mbante në zonën e miqësisë apo jo,” sipas burimit. Por themeluesja e Kylie Cosmetics e inkurajoi për një lidhje më serioze.

“Kylie është motra dominante dhe e shtyu Kendall-in të fillonte një romancë me Jacob, sepse donte të organizonte takime në çift me Timothée,” shtoi burimi.

“Ajo mendoi se do ishte argëtuese që ajo dhe Timothée, si dhe Kendall dhe Jacob, të dilnin së bashku”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.