Liverpooli ka shënuar fitore prej 1:2 në udhëtim ndaj Brentfordit, në një ndeshje që pa dy kartonë të kuq në kurriz të vendësve.
Brentfordi kaloi në epërsi në minutën e 44-t me golin e Keane Lewis-Potter, ndërsa pak më vonë mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Yegor Yarmolyukut me karton të kuq.
Victor Munoz barazoi shifrat për Liverpoolin në minutën e 62-të, pas asistimit të Florian Wirtzit.
Përmbysjen e skuadrës mysafire e realizoi Alexander Isak në minutën e 70-të, pas një topi të kthyer me kokë nga Bradley Barcola.
Brentfordi e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë, pasi Vitaly Janelt u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 90+2, ndërsa Liverpooli e ruajti epërsinë deri në fund.
Burimi: klankosova.tv ↗

