KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kearns kërkon garanci për sigurinë e qytetarëve në Serbi dhe ruajtjen e paqes

Kearns kërkon garanci për sigurinë e qytetarëve në Serbi dhe ruajtjen e paqes

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit në Serbi, duke kërkuar nga autoritetet serbe të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe të parandalojnë çdo formë të frikësimit.

Përmes një reagimi, Kearns i ka cilësuar pamjet që vijnë nga Serbia si thellësisht shqetësuese, duke paralajmëruar se frika po rritet.

“Qeveria ka detyrimin t’i mbajë të gjithë qytetarët të sigurt dhe të sigurojë që të mos krijohet një klimë frikësimi apo të përdoren kërcënimet ushtarake kundër qytetarëve”, ka deklaruar ajo transmeton Klankosova.tv.

Deputetja britanike u ka bërë thirrje edhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian që të angazhohen për ruajtjen e paqes dhe të sigurojnë se autoritetet serbe e kuptojnë rëndësinë e saj.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimi Evropian duhet të sigurojnë që qeveria serbe të mos ketë asnjë dyshim se paqja duhet të ruhet”, ka theksuar Kearns.

Ajo ka kërkuar që siguria e qytetarëve të mbetet prioritet dhe që zhvillimet në Serbi të mos çojnë në përshkallëzim të situatës apo në krijimin e një klime frikësuese.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.