KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Katër shoferë kapen duke vozitur deri në 188 km/h në rrugën Gjakovë–Klinë

Katër shoferë kapen duke vozitur deri në 188 km/h në rrugën Gjakovë–Klinë

Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në trafikun rrugor në rajonin e Gjakovës, në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, me qëllim parandalimin e kundërvajtjeve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Gjatë një kontrolli të shpejtësisë, të zhvilluar më 30 gusht në fshatin Vraniq, në segmentin rrugor Gjakovë–Klinë, ku shpejtësia e lejuar është 60 kilometra në orë, Policia ka identifikuar katër drejtues të automjeteve që tejkaluan në mënyrë të konsiderueshme kufizimin e shpejtësisë.

Sipas Policisë, dy shoferë janë kapur duke vozitur me shpejtësi prej 188 dhe 162 km/h, ndërsa dy të tjerë me 135 dhe 123 km/h.

Për dy drejtuesit që tejkaluan shpejtësinë me 188 dhe 162 km/h, janë shqiptuar nga 500 euro gjobë, pesë pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për gjashtë muaj.

Ndërsa, dy drejtuesit e tjerë, të cilët u kapën me 135 dhe 123 km/h, janë dënuar me nga 300 euro gjobë, tri pikë negative dhe ndalim të drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj.

Policia Rajonale e Gjakovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit, duke theksuar se shpejtësia e lartë përbën rrezik serioz për sigurinë rrugore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.