KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Katër persona të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen në Kosovë nga Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi

Katër persona të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen në Kosovë nga Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë datave 14 dhe 15 prill 2026 janë realizuar me sukses ekstradimet e katër personave të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, në bashkëpunim me autoritetet e disa shteteve dhe përmes mekanizmave të INTERPOL.

Sipas njoftimit, më 14 prill është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë një shtetas kosovar me inicialet Q.I., i cili kërkohej nga institucionet e drejtësisë.

Pas kthimit në vend, ai është dorëzuar tek njësitet përkatëse në rajonin e Gjakovës për procedura të mëtejshme ligjore.

Ndërkaq, më 15 prill janë realizuar edhe tri ekstradime të tjera. Nga Shqipëria janë ekstraduar dy shtetas shqiptarë me inicialet R.B. dhe G.H., të cilët kërkoheshin nga drejtësia në Kosovë. Të njëjtit, pas mbërritjes, janë dorëzuar në Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz për vazhdimin e procedurave.

Po ashtu, gjatë së njëjtës ditë është ekstraduar nga Mali i Zi një shtetas kosovar me inicialet I.A., i cili është dorëzuar tek njësitet policore në rajonin e Mitrovicës.

Policia bën të ditur se të dyshuarit ishin arrestuar paraprakisht nga autoritetet e shteteve përkatëse, ndërsa ekstradimet janë realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional mes Kosovës dhe vendeve partnere. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.