Policia e Kosovës ka bërë të ditura statistikat e përgjithshme për aksidente trafiku, persona të arrestuar e gjoba të shqiptuara.
Sipas raportit të PK-së, gjatë 24 orëve në vendin tonë janë regjistruar 56 aksidente trafiku gjithsej, ku 24 janë shënuar me të lënduar, kurse 32 me dëme materiale.
Ndërsa 23 persona janë arrestuar, ku 16 janë në mbajtje, si dhe 2187 tiketa janë shqiptuar. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

