KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Katër oferta për tenderin për blerje të 150 autobusëve elektrikë në Maqedoni

Katër oferta për tenderin për blerje të 150 autobusëve elektrikë në Maqedoni

Katër kompani kanë dorëzuar oferta në tenderin për furnizimin me autobusë elektrikë, të shpallur nga Ministria e Transportit. Sipas Ministrisë, tenderi është mbyllur dhe aktualisht është në vijim afati ligjor për pranimin e ofertave eventuale me postë.

“Pas festave të Pashkëve do të bëhet vlerësimi i ofertave të pranuara. Nëse tenderi rezulton i suksesshëm, 30 autobusët e parë pritet të mbërrijnë në shtator”, njoftojnë nga Ministria e Transportit për “SDK”.

Nga gjithsej 150 autobusë, 100 do të jenë për Qytetin e Shkupit, ndërsa 50 të tjerë për qytetet e tjera.

Sipas specifikimeve teknike në njoftimin e publikuar në faqen e Byrosë për Prokurime Publike, vlera e vlerësuar e projektit është 51 milionë euro. Autobusët duhet të jenë me ngjyrë të kuqe ose të bardhë, të kenë të paktën 33 ulëse dhe kapacitet për të paktën 66 pasagjerë. Po ashtu, do të blihen 75 stacione karikimi për autobusët, me fuqi minimale prej 120 kilovatësh për çdo pikë karikimi.

Ky është tenderi i dytë i Qeverisë për blerjen e autobusëve elektrikë, pasi i pari i shpallur në qershor dështoi, sepse kompania e vetme e paraqitur nuk i plotësonte kushtet e kërkuara.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.