KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kastriot Rexha pas fitores ndaj Dukagjinit: Skuadra jonë tregoi karakter

Kastriot Rexha pas fitores ndaj Dukagjinit: Skuadra jonë tregoi karakter

Trajneri i Malishevës, Kastriot Rexha, ka folur pas fitores me përmbysje 2:1 ndaj Dukagjinit në xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës, duke vlerësuar reagimin e skuadrës në pjesën e dytë dhe ndikimin e zëvendësimeve.

Rexha e përshkroi sfidën si një duel të ndarë në dy pjesë të ndryshme, duke pranuar se Dukagjini krijoi vështirësi në 45 minutat e parë, por theksoi karakterin dhe entuziazmin brenda grupit, transmeton IndeksOnline.

“Një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë kundërshtari na shkaktoi probleme dhe mund ta thellonte rezultatin. Por skuadra jonë tregoi karakter. Edhe nëse rezultati do të shkonte në 2:0, skuadra jonë do të reagonte, pasi ekzistonte entuziazmi brenda ekipit”, deklaroi Rexha.

Ai veçoi rolin vendimtar të futbollistëve të inkuadruar nga banka rezervë në kthesën e rezultatit gjatë pjesës së dytë.

“Dukagjini na vuri në vështirësi, por cilësia e futbollistëve që u inkuadruan nga stoli e ndryshoi rrjedhën e lojës. Në pjesën e dytë patëm dominim dhe skuadra e meritoi fitoren”, u shpreh tekniku i Malishevës.

Megjithëse tri pikët e radhës e mbajnë Malishevën lart në klasifikim, Rexha u shfaq i kujdesshëm sa i përket ambicieve për titullin e kampionit, duke u fokusuar te qasja ndeshje pas ndeshjeje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.