KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kaq miliona do t’i paguaj Manchester United Federatës Amerikane për lirimin e Pochettinos

Kaq miliona do t’i paguaj Manchester United Federatës Amerikane për lirimin e Pochettinos

Mauricio Pochettino është gjithnjë e më pranë emërimit si trajner i ri i Manchester Unitedit.

Sipas raportimeve të mediave angleze, klubi nga Old Trafford ka arritur një marrëveshje në parim me trajnerin argjentinas, i cili aktualisht drejton Përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pochettino pritet të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” në rast se drejtuesit e klubit vendosin ta shkarkojnë Michael Carrickun, pas rezultateve zhgënjyese në fillim të këtij sezoni, shkruan Indeksonline.

Sipas Sky Sports, drejtuesit e Unitedit, Omar Berrada dhe Jason Wilcox, do të takohen me bashkëpronarin Jim Ratcliffe në Monako për të vendosur përfundimisht mbi të ardhmen e Carrickut.

Një pengesë e mundshme për transferimin e trajnerit argjentinas është kontrata e tij me Federatën Amerikane të Futbollit, e cila është e vlefshme deri në vitin 2030. Megjithatë, ajo përmban një klauzolë largimi prej rreth shtatë milionë funteve, shumë që Manchester United është i gatshëm ta paguajë.

Pochettino ka përvojë të madhe në futbollin anglez, pasi ka drejtuar më parë Southamptonin, Tottenhamin dhe Chelsean. Arritjen më të madhe në Angli e pati me Tottenhamin, të cilin e dërgoi deri në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019.

Ndërkohë, Manchester United po kalon një fillim shumë të dobët të sezonit, duke u renditur në zonën e rënies nga Premier League, me vetëm një fitore në 10 ndeshjet e para kampionale. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.