KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Diego Moreira: Derbi ndaj Interit do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time!

Diego Moreira: Derbi ndaj Interit do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time!

Diego Moreira po kalon një periudhë shumë të mirë te Milani dhe nuk e fsheh kënaqësinë për paraqitjen e tij në derbin ndaj Interit, ku ishte protagonist kryesor në fitoren 3-1 të kuqezinjve.

Sulmuesi anësor, i transferuar gjatë verës nga Strasbourg për rreth 50 milionë euro plus bonuse, ka regjistruar katër gola dhe tri asistime në 10 ndeshje në Serie A dhe Ligën e Evropës.

Në derbin e 31 tetorit ndaj Interit, Moreira shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime, duke luajtur një rol vendimtar në triumfin e Milanit.

“Ne e dimë se sa e rëndësishme është një ndeshje e tillë në Itali. Ne vendosëm ritmin dhe kontrolluam lojën. Isha vendimtar në atë ndeshje, por kjo falë edhe bashkëlojtarëve të mi. Është diçka që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time”, deklaroi Moreira për RTL Info.

Respekt për Kaka, por synon të krijojë historinë e tij

Një tjetër detaj interesant është se legjenda braziliane Kaka ishte i pranishëm në stadium gjatë derbit. Moreira mban fanellën me numrin 22, të cilën dikur e kishte veshur edhe ish-ylli i Milanit.

“Është nder të luaj me numrin e tij, por unë po ndërtoj karrierën time dhe po mundohem të krijoj emrin tim”, u shpreh belgu.

Nuk dëshiron të kënaqet me sukseset e deritanishme

Moreira është aktualisht i grumbulluar me Kombëtaren e Belgjikës për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Turqisë dhe Italisë.

Edhe pse dëshiron më shumë minuta në fushë, ai e di se konkurrenca në përfaqësuese është e madhe.

“Sigurisht që dua të luaj edhe më shumë, por kemi disa futbollistë të jashtëzakonshëm në stol. Duhet të vazhdoj të dëshmoj vlerat e mia dhe t’i jap trajnerit arsye të mira për të më aktivizuar. Ndihem i sigurt, por kjo nuk do të thotë se do të kënaqem me atë që kam arritur”, përfundoi Moreira.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.