KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, ka diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Quantico të Virxhinias, në kuadër të Sesionit të 299-të.

Sipas Policisë së Kosovës, ceremonia e diplomimit është mbajtur më 17 shtator 2026, ndërsa Shala e ka përfunduar me sukses programin e akademisë.

Në këtë sesion, përveç kapitenit Shala, kanë marrë pjesë edhe 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara dhe 29 zyrtarë nga vende të tjera.

Policia e Kosovës e ka vlerësuar pjesëmarrjen dhe diplomimin e zyrtarëve të saj në akademi ndërkombëtare, siç është Akademia Kombëtare e FBI-së, si arritje të rëndësishme profesionale dhe si dëshmi të përkushtimit për zhvillimin e personelit policor.

Sipas Policisë, këto programe kontribuojnë edhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit.

Policia e Kosovës ka falënderuar partnerët nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucionit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.