KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kane e mahnit botën: Shënon, asiston dhe ekzekuton rivënie nga porta!

Kane e mahnit botën: Shënon, asiston dhe ekzekuton rivënie nga porta!

Harry Kane zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në barazimin 2-2 mes Bayern Munichut dhe Arsenalit, duke hyrë në histori të Champions League me një kombinim të rrallë veprimesh.

Sulmuesi anglez shënoi nga penalltia, asistoi për golin e Alphonso Daviesit dhe, në një moment të pazakontë, ekzekutoi edhe një rivënie nga porta, duke nisur një aksion të rrezikshëm për Bayernin.

Sipas Optas, Kane u bë lojtari i parë në Champions League, që nga sezoni 2003/04, që shënon gol, jep asist dhe ekzekuton rivënie nga porta në të njëjtën ndeshje.

“Nuk e kam parë kurrë një sulmues qendre të ekzekutojë një rivënie nga porta”, deklaroi Thierry Henry, ndërsa Steven Gerrard e vlerësoi Kane si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Anglisë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.