Zurich ka shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsi minimale 1 – 0 kundër St. Gallenit në xhiron e 14-të të Superligës së Zvicrës, në një 45-minutësh ku futbollistët shqiptarë ishin në qendër të vëmendjes.
Goli i vetëm i pjesës së parë erdhi në minutën e 24-të, kur Umeh Emmanuel shënoi pas një asistimi të saktë nga mesfushori shqiptar Selmin Hoxha, duke zhbllokuar rezultatin për vendasit.
Vetëm një minutë më pas, në minutën e 25-të, tensioni në fushë solli disa ndëshkime me kartonë të verdhë për sjellje josportive, ku u përfshi edhe mbrojtësi shqiptar i Zurichut, Lindrit Kamberi, krahas Jozo Stanic dhe Andrin Hunziker./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

