KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kandidati për president i Fenerbahces premton transferimin e Vedat Muriqit

Kandidati për president i Fenerbahces premton transferimin e Vedat Muriqit

Aziz Yildirim, kandidati për president të Fenerbahçes, ka premtuar se do ta realizoj transferimin e Vedat Muriqit nga Mallorca.

Ai këtë premtim e ka dhënë të martën në konferencë për shtyp.

“Jemi në bisedime me dy lojtarë (Vedat Muriqi dhe Serhou Guirassy), kemi arritur në fazën përfundimtare”, ka thënë ndër të tjera kandidati për president të klubit të madh turk.

Muriqi ka kërkuar largimin nga Mallorca pas rënies nga La Liga, edhe pse ishte lojtari kryesor i klubit spanjoll.

Me fanellën e Mallorcas, Muriqi gjatë edicionit 2025/2026 në La Liga, shënoi 23 gola.

Muriqi ka luajtur më parë te Fenerbahce ku shkëlqeu, ndërsa nga aty fitoi transferimin te Lazio. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.