KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kandidatët për prokurorë i nënshtrohen testit me shkrim më 29 nëntor, kjo është lista

Kandidatët për prokurorë i nënshtrohen testit me shkrim më 29 nëntor, kjo është lista

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit, në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka njoftuar se kandidatët që kanë kaluar Testin Kualifikues do t’i nënshtrohen testit me shkrim më 29 nëntor 2026.

Sipas njoftimit të KPK-së, testi do të mbahet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në përputhje me nenin 22 të Rregullores nr. 02/2022 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.

Regjistrimi i kandidatëve do të fillojë në orën 11:00 dhe do të zgjasë deri në orën 11:30, kur edhe do të mbyllen dyert e sallës.

Ndërkaq, kandidatët që paraqiten pas orës 12:00 nuk do të lejohen të marrin pjesë në provim.

KPK-ja u ka bërë thirrje kandidatëve që të respektojnë orarin e përcaktuar dhe të paraqiten me kohë në vendin ku do të mbahet testi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.