KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Kanceri i gjirit në Maqedoninë e Veriut, vetëm 15% e grave kryejnë skriningun

Kanceri i gjirit në Maqedoninë e Veriut, vetëm 15% e grave kryejnë skriningun

Maqedonia e Veriut regjistron afërsisht 1000 raste të reja me kancerin e gjirit në vit. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në muajin e ndërgjegjësimit për kancerit e gjirit, thotë se një problemet kryesore qëndron tek skrining programet për zbulimin hershëm të kancerit të gjirit të cilat përfshinë vetëm 5-15% të grave, në vend të 70% të grave sipas standardit evropian.

“Përfshirja në programet e skriningut është nga 5 deri në 15%, ndërsa standardi është 70%.Pra nuk mund të themi se kemi program efikas skriningu. Problemet janë të shumta si institucionale ashtu dhe financiare. Ne në parim jemi të pakënaqur me mënyrën se si ka funksionuar ky skrining deri më tani. Ajo që ne kemi filluar në ndërkohë para se te fillojmë me re-definimin e programit, fillojmë me rinovimin e aparateve mamo-mate dhe mamograme.” – Sasho Klekovski-Minstër i shëndetsisë.

Problemi nuk qëndron vetëm tek skriningu i dobët por edhe tek PET-skanerët. Për këtë vit, ishte parashikuar të realizoheshin 6000 PET-skanime, por deri më tani numri i tyre është dukshëm më i ulët se parashikimet.

“Ne kemi rritur numrin e skenimeve nga 2200 në tre vitet e fundit në 2600 vitin e kaluar .Por megjithatë patjetër që duhet të kërkojmë zgjidhje shtesë….. Po përgatisim një paketë më të madhe dhe përfshirje të digjitalizimit, përkatësisht lidhjen e të gjitha pajisjeve kryesore, si kompjuter tomografitë dhe rezonancat magnetike, në një sistem të koordinuar, në mënyrë që t’i shfrytëzojmë në mënyrë më produktive kapacitetet që tashmë i kemi” – Sasho Klekovski-Ministër I shëndetsisë.

Në vendin tonë momentalisht po përballen me kancerin e gjirit 7000 gra dhe vajza. Sipas statistikave, një në tetë gra është e prekur nga kanceri i gjirit apo 12 për qind. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit rrit mundësitë për trajtim të suksesshëm dhe shpëtim jete. / Alsat.mk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.