Një banor ka ngritur shqetësimin për një kanal të bllokuar pranë urës së fshatit në Miradi të Poshtme, ka thënë se prej muajsh ka kërkuar pastrimin dhe rregullimin e kësaj pjese, por sipas tij, deri tani nuk ka pasur ndërhyrje nga komuna.
“Kam kërkuar tash e sa muaj që të pastrohet dhe të rregullohet kjo pjesë te ura e fshatit, por fatkeqësisht kam hasur në vesh të shurdhër nga komuna”, ka shkruar banori.
Ai ka paralajmëruar se bllokimi i kanalit mund të shkaktojë grumbullimin e ujit me ardhjen e reshjeve.
“Nëse kjo pjesë nuk pastrohet dhe nuk hapet kanali, me reshjet e para kjo pjesë mbushet me ujë dhe mund të qëndrojë e mbuluar me ujë deri në pranverë, pasi kanali është i bllokuar”, ka deklaruar banori.
Banori ka bërë të ditur se së shpejti do të kontaktojë edhe një kompani private për pastrimin dhe hapjen e kanalit, me qëllim që problemi të zgjidhet sa më shpejt. /Telegrafi/