Shaip Kamberi, bartës i listës shqiptare në Luginë, në emisionin “Info Magazine” ka deklaruar se përkëdhelja e BE-së ndaj ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi, sipas tij, është gabim.
Kjo për faktin se, sipas Kamberit, në Serbi ka narracion anti pro-evropian dhe antiperëndim, transmeton Klankosova.tv.
“Gjeopolitika. Fakti që Bashkimi Evropian, Perëndimi në tërësi po mendojnë që duke e përkëdhelur do ta mbajnë Vuçiqin në zonën e interesit apo sferën e interesit perëndimore, mendoj që është një gabim që po bëhet. Të dhënat statistikore flasin që Bashkimi Evropian në 12 vite të sundimit të Vuçiqit i ka dhënë Serbisë 4 miliardë euro ndihmë të drejtpërdrejt pa kthim, dhe rreth 4 miliardë kredi të volitshme. Në të njëjtën kohë në Serbi kemi një narracion antiperëndimor, anti pro-evropian, që po e bën Serbinë si shtetin e Ballkanit Perëndimor në të cilin përkrahja për BE-në është më së largu”, tha Kamberi.
“Dhe kjo tregon se politika e BE-së, e përkëdheljes nuk po jep rezultatet e duhura, prandaj duhet ta ndryshojnë”.
Sa i përket narracionit me Kosovën, Kamberi tha se në Serbi përdoret për ta mbajtur pushtetin ose për të fituar zgjedhjet.

