KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zjarr në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, raportohet për tre efektivë të plagosur

Zjarr në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, raportohet për tre efektivë të plagosur

Situata në kryeqytet është tensionuar, pasi disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët gjatë protestës.

Sipas raportimeve të Euronews Albania, tre efektivë policie kanë mbetur të plagosur, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Ngjarja paraqitet shqetësuese edhe për faktin se në godinën e komisariatit ndodhen ambiente paraburgimi.

Pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe një automjet zjarrfikës, për të ndërhyrë dhe për të vënë flakët nën kontroll.

Deri në këto momente, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi gjendjen shëndetësore të efektivëve të plagosur apo mbi përmasat e dëmeve të shkaktuara në godinë. /euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.