Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi, e cila është në pritje të ëmbël për herë të parë, ka ndarë me ndjekësit disa detaje personale nga përvoja e saj gjatë shtatzënisë.
Përmes Instagram, Ana iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve, ndërsa foli hapur edhe për muajt e parë të shtatzënisë dhe vështirësitë që ka përjetuar.
E pyetur nëse ka pasur mundime në fillim, ajo tregoi se tre muajt e parë kanë qenë veçanërisht të vështirë.
Foto: Instagram
Sipas saj, kjo ka qenë një nga periudhat më të rënda që ka kaluar deri më tani.
“Tre muajt e parë kanë qenë nashta muajt ku jam ndi më së keqti për 21 vjet që i kam. Kam vjellë deri në 10 herë në ditë, kam humbur kilogramë shumë, kam qajtur 80 për qind të kohës, çdo erë që e kam ndi më ka munduar, me temperaturë etj”, ka shkruar Ana.
Ndërkohë, Ana dhe Kevini, të cilët u njohën dhe krijuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, kanë bërë të ditur së fundmi edhe gjininë e fëmijës.
Çifti ka konfirmuar se janë në pritje të një vajze, e cila së shpejti do t’i bëjë prindër për herë të parë. /Telegrafi/