KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

kallëzim penal ndaj tre personave nga Vevçani, dyshohen për “keqpërdorim të “detyrës zyrtare dhe autorizimit”

kallëzim penal ndaj tre personave nga Vevçani, dyshohen për “keqpërdorim të “detyrës zyrtare dhe autorizimit”

MPB njofton se është ngrtiur kallëzim penal ndaj tre personave nga komuna e Vevçanit.

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.R. (56), Z.P. (61) dhe A.A. (60), të gjithë nga komuna e Vevçanit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “punë e pandërgjegjshme në detyrë”. I denoncuari i parë, në vendin e punës udhëheqës në Ekonominë Pyjore Rajonale “Jabllanicë”-Strugë, duke mos bërë realizimin e mbikëqyrjes së procedurës së gjithmbarshme të masës së prerë drurore, transportit dhe pagesës së tij, nuk ka parandaluar punën e paligjshme të të punësuarve, duke mundësuar përfitim material.

I denocuari i dytë, në vendin e punës referent për shfrytëzimin e mbrojtjes dhe kultivimit të pyjeve, ka lënë pas dore mbikëqyrjen e duhur të masës drusore. Ndërsa i treti, si referent për prerje dhe transport, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme, duke lëshuar dokumentet e transportit për prerjen e paligjshme të drurit drejtpërdrejt për personat fizikë, edhe pse ishte në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret përkatëse.

Me këtë veprim, të denoncuarit i kanë shkaktuar dëm material NP “Pyjet Kombëtare” dhe buxhetit të shtetit në vlerën prej 280.436 denarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.