KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kallëzim penal ndaj dy personave në Maqedoni, dyshohen për keqpërdorimi të autoritetit zyrtar dhe mashtrim

Kallëzim penal ndaj dy personave në Maqedoni, dyshohen për keqpërdorimi të autoritetit zyrtar dhe mashtrim

MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave, për shkak se dyshohen se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “mashtrim”.

“Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Vallandovë ngriti kallëzim penal kundër K.D. (55) nga Josifova për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe kundër Z.M. (51) nga Strumica për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “mashtrim”.

I denoncuari i dytë Z.M. gjatë vitit 2022 i ka dhënë autorizim një personi tjetër për shitjen e pasurisë së tij të patundshme, edhe pse më parë kishte dhënë deklaratë se nuk do ta tjetërsonte, ta linte peng ose në ndonjë mënyrë tjetër ta vinte në dispozicion pa pëlqimin me shkrim të përfituesit (remitentit) të kredisë.

Pas kësaj, personi ka lidhur kontratë për shitjen e pasurisë së patundshme me babanë e tij, ndërsa përmes noterit është bërë vërtetimi ose solemnizimi i kontratës dhe e njëjta është proceduar në mënyrë elektronike në Njësinë e Kadastrës së Pasurive të Patundshme për regjistrimin e ndryshimit. Ndërsa, e denoncuara e parë K.D., si referente e pavarur për çështje gjeodezike, ka bërë një ndryshim në kadastër, gjegjësisht parcela e kontestuar iu kthye pronarit të mëparshëm, gjegjësisht të denoncuarit të dytë Z.M.”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.