KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Juventusi pritet të jetë aktiv në janar, shtatë emra në listën e Zonjës së Vjetër

Juventusi pritet të jetë aktiv në janar, shtatë emra në listën e Zonjës së Vjetër

Ardhja e Luciano Spallettit ka ndryshuar ndjeshëm dinamikën te Juventusi, dhe tani klubi po shqyrton jo vetëm rinovimin e kontratës së trajnerit, por edhe opsione të tjera për të forcuar skuadrën.

Juventusi i Torinos kishte nevojë të kthente formën e dobët në fazat e hershme të sezonit, dhe ardhja e Spallettit pati një efekt të menjëhershëm. Për këtë arsye, drejtuesit po konsiderojnë vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin italian.

Megjithatë, skuadra ka nevojë edhe për një shtytje të re në aspektin e lojtarëve. Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi po punon në disa fronte dhe ka listuar shtatë objektiva kryesore për afatin kalimtar të ardhshëm.

Objektivi kryesor i klubit për të forcuar skuadrën është portieri 24-vjeçar grek, Christos Mandas nga Lazio, i cili mund të vijë në Torino nëse Mattia Perin largohet. Për mbrojtjen, janë në konsideratë Radu Dragusin (23, Tottenham) dhe Brooke Norton-Cuffy (Genoa).

Megjithatë, dëshira më e madhe e Juventusit për t’u përforcuar muajin e ardhshëm është në mesfushë. Klubit i interesojnë Davide Frattesi (26, Inter Milan), Pierre-Emile Hojbjerg (30, Olympique de Marseille), Sandro Tonali (25, Newcastle United) dhe Axel Tóth (20, Ferencvaros).

Me këto lëvizje, Juventusi synon të ndërtojë një skuadër konkurruese, duke kombinuar përvojën me talentin e ri, dhe të jetë i përgatitur për sfidat kryesore të sezonit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.