Juventusi ka lëshuar epërsinë e dyfishtë për t’u ndalur në një barazim te Torino.
“Zonja e Vjetër” do të luajë në Ligën e Evropës, por kjo nuk do të ndryshonte edhe nëse do të mposhte Torinon, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 2-2.
Dusan Vlahovic kaloi Juvnetusin në epërsi pas 25 minutave lojë pas një aksioni të shpejtë.
I njëjti dyfishoi epërsinë pas asistimit të Francisco Conceicaos (54’).
Megjithatë, gjashtë minuta më vonë Torino nisi të jep shenja jete. Cesare Casadei shënoi nga afërsia për ta ngushtuar epërsinë (60’).
Ndërsa, Che Adams u gjend në vendin e duhur për të përfituar nga një top i kthyer dhe barazuar rezultatin (84’).
Kësisoj, Juventusi zë pozitën e gjashtë me 69 pikë ndërsa Torino ngjitët në vendin e 12-të me 45 sosh./Telegrafi/
