Në ditët e mira mund të keni shumë miq, por momentet e vështira tregojnë se kush është vërtet aty për ju. Këto pesë shenja dallohen për besnikërinë dhe mbështetjen e tyre
Miqësia e vërtetë nuk dallohet kur gjithçka shkon mirë, por pikërisht atëherë kur gjërat bëhen të vështira. Në momente të tilla kuptohet qartë se kush qëndron pranë jush, kush ju mbështet dhe kush është i gatshëm të jetë aty, pavarësisht rrethanave.
Çdokush mund të jetë mik i mirë në mënyrën e vet, por përfaqësuesit e këtyre shenjave të horoskopit dallohen veçanërisht për besnikërinë, përkushtimin dhe gatishmërinë për të qenë pranë miqve kur kanë më shumë nevojë.
Gaforrja
Gaforret janë një mbështetje e vërtetë emocionale për miqtë e tyre. Empatia dhe kujdesi i bëjnë njerëz që dinë gjithmonë si të ofrojnë ngushëllim, mirëkuptim dhe një fjalë të duhur në momentin e duhur.
Kur dikush nga rrethi i tyre nuk ndihet mirë, Gaforrja shpesh e kupton edhe pa i thënë asgjë. Nuk tërhiqet dhe nuk i shmanget bisedave të vështira. Përkundrazi, do të qëndrojë pranë jush dhe do t’ju ofrojë mbështetjen që ju nevojitet.
Demi
Demi është sinonim i stabilitetit dhe besueshmërisë. Miqësia e tij ndërtohet mbi besimin dhe qëndrueshmërinë. Kur një Dem ju thotë se mund të mbështeteni tek ai, e ka seriozisht.
Në situata krize nuk do të panikoset, por do të përpiqet të ruajë qetësinë dhe të gjejë një zgjidhje konkrete. Është tipi i mikut që nuk mjaftohet vetëm me fjalë, por është i gatshëm të ndihmojë edhe në mënyrë praktike, transmeton Telegrafi.
Akrepi
Akrepët nuk krijojnë lehtësisht marrëdhënie të afërta, por kur ju lejojnë të hyni në rrethin e tyre, besnikëria e tyre është jashtëzakonisht e fortë.
Në momentet e vështira tregojnë anën e tyre mbrojtëse dhe janë të gatshëm të qëndrojnë në krah të miqve pa hezitim. Mbështetja e tyre është e fuqishme dhe e sinqertë. Tradhtinë e kanë të vështirë ta falin, pikërisht sepse edhe vetë rrallëherë e tradhtojnë dikë që e konsiderojnë mik.
Bricjapi
Bricjapët mund të mos i shfaqin gjithmonë hapur emocionet, por veprimet e tyre flasin më shumë se fjalët.
Ata janë njerëz që marrin përgjegjësi dhe ndihmojnë kur situata e kërkon. Besueshmëria dhe ndjenja e detyrës i bëjnë miq tek të cilët mund të mbështeteni, veçanërisht kur duhet të merrni një vendim të rëndësishëm ose të gjeni një zgjidhje për një problem.
Luani
Luanët janë bujarë dhe mbrojtës ndaj njerëzve që duan. Kur një mik i tyre përballet me probleme, Luani do të bëjë gjithçka për ta inkurajuar, motivuar dhe për t’i kujtuar forcën që ka.
Ngrohtësia dhe energjia e tyre shpesh i ndihmojnë të tjerët t’i kalojnë më lehtë momentet e vështira. Besnikëria e tyre buron nga një kujdes i sinqertë për njerëzit që kanë pranë. /Telegrafi/
