KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Jim Curtis mbi çështjet shëndetësore: Nuk ke pse të jetosh si viktimë, vështirësitë e tua mund të bëhen forca jote

Jim Curtis mbi çështjet shëndetësore: Nuk ke pse të jetosh si viktimë, vështirësitë e tua mund të bëhen forca jote

Jennifer Aniston dhe partneri i saj Jim Curtis folën për problemet e tij shëndetësore në të kaluarën.

Gjatë bisedës, Curtis foli rreth asaj se si përvoja e tij shëndetësore i dha formë perspektivës dhe pikëpamjes së tij për botën. Ai foli gjithashtu rreth asaj se si u prek nga një problem i palcës kurrizore që çoi në dëmtim të nervave dhe paralizë në të 20-at.

“Një natë e gjeta veten në spital sepse kisha dhimbje të forta trupi. Diagnoza ishte aty dhe ishte shumë e frikshme”, tha ai.

– YouTube youtu.be

Ai shtoi se më pas ndjeu trupin e tij të ngrinte dhe të spazmonte, dhe më pas tha se luftoi me frikën. Curtis gjithashtu pranoi se këto ndryshime në perspektivë ishin graduale.

“Nuk ke pse të jetosh si viktimë ose të jetosh në vuajtjet e tua. Vështirësitë e tua mund të bëhen forca jote pasi t’i pranosh dhe t’i duash ato. Nuk ke pse ta lejosh frikën të të ndalojë të jetosh ëndrrën tënde”, tha ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.