Jennifer Love Hewitt ka surprizuar fansat me një transformim tërësisht të ri.
Aktorja 47-vjeçare, e njohur për rolin në filmin “I Know What You Did Last Summer”, zbuloi në Instagram se ka hequr dorë nga flokët e errët, duke zgjedhur një nuancë bionde të çelët.
Ndryshimi nuk është rastësor. Hewitt ka ndryshuar pamjen për sezonin e 10-të të serialit “9-1-1”, ku interpreton dispeçeren Maddie, shkruan DailyMail.
Krahas videos ku shfaq look-un e ri, ajo shkroi: “Flokët për sezonin 10 janë gati! Le të fillojmë!”.
Transformimi u prit me entuziazëm nga ndjekësit e saj, të cilët e mbushën seksionin e komenteve me komplimente për pamjen e re.
Aktorja falënderoi edhe stilistet Nikki Lee dhe Taryn Houston nga salloni Nine Zero One për ndryshimin e realizuar.
Jennifer Love Hewitt është pjesë e serialit “9-1-1” që prej sezonit të dytë, ndërsa sezoni i 10-të i dramës së njohur pritet të nisë gjatë vjeshtës. /Telegrafi/
