Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht në Klinë nga një person që dyshohet se ishte në gjendje të dehur.
Rasti ka ndodhur më 29 nëntor, rreth orës 00:20. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari e ka s*Imuar zyrtarin policor pasi ky i fundit i kishte shqiptuar gjobë për shkaktimin e një aksidenti.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

