Fermerët e “Ferma VIP” kanë festuar nën ritmet e muzikës ditëlindjen e Klodit, në një mbrëmje të organizuar nga Agai, ku atmosfera u shndërrua shpejt në një festë të vërtetë brenda fermës.
Gjatë mbrëmjes nuk munguan kërcimet, urimet dhe momentet plot energji, ndërsa banorët u panë të relaksuar dhe më të afërt se zakonisht. Edhe pse vëmendja në ditët e fundit ka qenë kryesisht te dinamika mes Vanesës dhe Indrit, festa e ditëlindjes solli në fokus edhe një tjetër çift që u komentua menjëherë.
Bëhet fjalë për Fabjolën dhe Adionin, të cilët u panë në një moment më intim gjatë festës. Në pamje, Adioni shihet duke kaluar çaste romantike me fermeren, ku nuk munguan as puthjet pasionante, duke ngritur dyshime se mes tyre mund të ketë nisur diçka më shumë sesa miqësi.
Megjithatë, Fabjola duket se e ka kaluar situatën me sportivitet dhe humor, duke e “zbutur” momentin me një batutë që u bë menjëherë temë diskutimi: “Jemi vetëm shokë!”
Mbetet të shihet nëse ky afrimitet do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, apo ishte thjesht një moment i nxitur nga atmosfera e festës në “Ferma VIP”. /Telegrafi/