KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Jemi të gjithë bashkë”, Xabi Alonso hedh poshtë konfliktin në zhveshtoren e Real Madridit

“Jemi të gjithë bashkë”, Xabi Alonso hedh poshtë konfliktin në zhveshtoren e Real Madridit

Xabi Alonso ka dhënë një përgjigje të fortë ndaj komenteve të sulmuesit të Al-Ittihad, Karim Benzema, se Real Madridit i mungojnë liderë me përvojë në dhomat e zhveshjes për të menaxhuar shumë ego.

Trajneri i Real Madridit këmbëngul se skuadra është e bashkuar mirë dhe ka mjaftueshëm veteranë në skuadër.

“Jemi të gjithë së bashku në dhomën e zhveshjes çdo ditë. Po kalojmë disa kohë të vështira, por besojmë se mund të rritemi. Karim sigurisht që ka shumë përvojë, por edhe ne besojmë se kemi”, ka thënë fillimisht Alonso.

“Marrëdhënia me dhomën e zhveshjes është e mirë? Gjithmonë kam ndjerë se marrëdhënia është e mirë dhe të gjithë jemi në të njëjtën linjë. Na duhet ai qëllim i përbashkët”, përfundoi trajneri i Los Blancos.

Zërat për tensione brenda skuadrës së Real Madridit kanë filluar nga fillimi i edicionit me Alonson dhe Vinicius Junior si akterë kryesorë, ndërsa javën e fundit po flitet largimi i trajnerit shkaku i rezultateve jo të kënaqshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.