Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Ylli gjerman bën premtimin e pazakontë: Do të bëj modelin e flokëve të Ronaldos

    June 24, 2026

    Momente romantike pas ndeshjes – Gvardiol puthje e përqafime me të dashurën pas fitores së Kroacisë

    June 24, 2026

    400 koshere bletësh dhe 10 centrifuga për bletarët e Kaçanikut

    June 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Ylli gjerman bën premtimin e pazakontë: Do të bëj modelin e flokëve të Ronaldos
    • Momente romantike pas ndeshjes – Gvardiol puthje e përqafime me të dashurën pas fitores së Kroacisë
    • 400 koshere bletësh dhe 10 centrifuga për bletarët e Kaçanikut
    • Dorëheqja e një kryeministri britanik
    • Pse më shumë lojtarë se kurrë në një Kupë Bote po luajnë për një vend tjetër nga ai ku kanë lindur
    • Brenda muajit qershor, Policia e Pejës arreston 38 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave
    • Jude Bellingham mezi pret të luajë pranë Jose Mourinhos: Është top trajner
    • Shefi i agjencisë bërthamore të OKB-së sinjalizon se inspektorët do të vizitojnë vendet bërthamore të Iranit
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, June 24
    • Ballina
    • Lajme

      Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit

      June 23, 2026

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Jeffersoni ndryshoi rrjedhën e historisë

    Jeffersoni ndryshoi rrjedhën e historisë

    korrektpressBy korrektpressJune 17, 2026 Paul c. harris 6 Mins Read
    Jeffersoni ndryshoi rrjedhën e historisë
    Jeffersoni ndryshoi rrjedhën e historisë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga: Paul C. Harris / The Washington Times
    Përkthimi:Telegrafi.com

    Këtë 4 Korrik, Deklarata e Pavarësisë mbush 250 vjet. Është një moment për reflektim të qetë, festim të zhurmshëm dhe për të qepemi, me gjithçka që kemi, pas asaj që ajo premton.

    Për mua, ky është gjithashtu një moment për të reflektuar mbi autorin e saj kryesor, Thomas Jeffersonin, një figurë për të cilën më është thënë vazhdimisht se duhet ta urrej, por të cilën unë e nderoj – jo si një shenjt, por për kontributet e tij të jashtëzakonshme në kauzën e lirisë njerëzore.

    Muajin e kaluar, në Universitetin e Virxhinias të Jeffersonit – gjatë ceremonisë së diplomimit të vitit 2026 – një administrator i lartë universitar u tha mijëra të diplomuarve se Jeffersoni “nuk ju kishte përfytyruar juve si një mundësi.” Në të njëjtën frymë, ai e zbehu të vetmen përmendje të gjenialitetit të Jeffersonit: “Me gjithë shkëlqimin e tij, pretendimet e tij të pabazuara dhe etikisht brejtëse mbi aftësinë njerëzore, pasqyronin injorancën dhe mendjemadhësinë e tij.”

    Ky administrator nuk është fare i vetëm. Qoftë historianë apo gazetarë të vlerësuar me çmime, prirja moderne është ta reduktojë Jeffersonin në një katalog të ceneve, sikur numërimi i dështimeve të tij të ishte vetvetiu një formë përparimi.

    Ky zakon për t’u ulur në fronin e gjykimit moral, mbi paraardhësit tanë, mund të jetë thellësisht tendencioz dhe intelektualisht sipërfaqësor.

    Sipas çdo matjeje, jam një nga njerëzit të cilët Jeffersoni, sipas pretendimeve, nuk i kishte përfytyruar. Linda në vitin 1964 nga një nënë adoleshente e pamartuar. Shtëpia ime e parë, ashtu si ajo e nënës sime para meje, ndodhej vetëm një milje e gjysmë larg Montiçelos [rezidenca dhe plantacioni i Jeffersonit].

    Rrënjët e familjes sime në atë mal shtrihen thellë në histori. Ishte një nder i madh për mua të përfshihesha në një ekspozitë në Montiçelo – si pasardhës i familjeve të skllavëruara që dikur jetuan dhe punuan atje.

    Stër-stërgjyshja ime, Eliza Coleman, shërbeu për dekada si rojtare e hyrjes në Montiçelo, një detyrë me përgjegjësi që u trashëgua brez pas brezi në familjen time. Shumë kohë përpara se turistët të ngjiteshin në mal për të reflektuar mbi trashëgiminë e Jeffersonit, anëtarët e familjes sime ndihmonin të përkujdeseshin për të.

    Në vitin 1997, kur isha 33 vjeç – po aq sa ishte Jeffersoni kur hartoi Deklaratën e Pavarësisë – u zgjodha në Dhomën e Delegatëve të Virxhinias – në vendin e Jeffersonit në legjislaturën që ai ndihmoi të formësohej.

    Isha republikani i parë me ngjyrë i zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme të Virxhinias – pas më shumë se një shekulli.

    Pikërisht nga ky këndvështrim unë e shoh prirjen për ta reduktuar Jeffersonin te dështimet e tij – sado me qëllime të mira të jetë ky reduktim – si një shërbim i keq jo ndaj Jeffersonit, por ndaj njerëzve që fjalët e tij çliruan përfundimisht.

    Cilatdo qofshin mangësitë e tij – dhe ato ishin reale – fjalët që ai shkroi në korrik të vitit 1776 ndryshuan rrjedhën e historisë njerëzore. Ndërsa Amerika i afrohet 250-vjetorit të saj, ne duhet ta çmojmë këtë të vërtetë me vetëbesim, mirënjohje dhe përulësi, e jo me kritikë prej fariseji.

    Në verën e vitit 1776, Jeffersoni shkroi një fjali aq radikale, saqë tronditi themelet e monarkisë dhe të pushtetit të trashëguar në mbarë botën. Ajo vazhdon të jehojë ndër shekuj:

    “I konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe se Krijuesi u ka dhënë atyre disa të drejta të patjetërsueshme.”

    Këto fjalë ishin revolucionare jo vetëm sepse sfidonin Mbretin George III, por edhe sepse pohonin diçka shumë më të thellë: se të drejtat e njeriut nuk burojnë nga qeveria. Ato burojnë nga Krijuesi, arkitekti suprem i natyrës dhe i ligjeve natyrore.

    Qeveritë mund t’i njohin, t’i mbrojnë ose edhe t’i shkelin të drejtat, por ato nuk ua japin njerëzve. Jeffersoni hodhi poshtë nocionin e lashtë se mbretërit, sundimtarët apo shtetet janë burim i dinjitetit njerëzor. Përkundrazi, ai e kuptoi dhe e artikuloi qartë se barazia njerëzore është e rrënjosur në krijimin hyjnor.

    Kjo ide e ndryshoi botën. Ajo frymëzoi abolicionistët që luftuan kundër skllavërisë, aktivistet për të drejtën e votës së grave, disidentët pas Perdes së Hekurt dhe lëvizjet për liri në çdo kontinent.

    Asnjë amerikan nuk e ka përshkruar rëndësinë e qëndrueshme të Jeffersonit më fuqishëm se pastori Martin Luther King Jr. Duke qëndruar në shkallët e Memorialit të Lincolnit në vitin 1963, Kingu e quajti Deklaratën e Pavarësisë një “premtim me shkrim,” trashëgimtar i të cilit është çdo amerikan.

    Kingu nuk e hodhi poshtë Jeffersonin apo fjalët e tij sepse Amerika kishte dështuar t’i zbatonte ato. Ai iu referua Jeffersonit pikërisht sepse ato fjalë ishin të vërteta. Lëvizja për të drejtat civile pati sukses jo duke e mohuar Deklaratën, por duke këmbëngulur që Amerika ta respektonte atë.

    Jeffersoni kishte mangësi; sigurisht që kishte. Ashtu si të gjithë ne. Nëse përsosmëria bëhet standard për rëndësinë historike, atëherë asnjë komb, asnjë udhëheqës dhe asnjë qenie njerëzore nuk do t’i mbijetonte shqyrtimit kritik. Ajo që ka rëndësi është nëse Jeffersoni e çoi njerëzimin drejt lirisë më të madhe, dinjitetit më të madh njerëzor dhe mundësive më të mëdha. Pa asnjë dyshim, ai e bëri këtë.

    Vetë jeta ime është dëshmi e fuqisë së eksperimentit amerikan që Jeffersoni ndihmoi të niste. Disa mund ta shohin këtë si një kundërthënie. Unë e shoh si pjesë të historisë së madhe dhe ende të papërfunduar amerikane – një histori jo të përsosmërisë, por të përparimit. I njëjti komb që dikur toleronte skllavërinë, prodhoi gjithashtu parimet që përfundimisht e shkatërruan atë.

    Të njëjtat ideale themeluese që dikur iu mohuan shumë njerëzve, u bënë më vonë baza morale mbi të cilën brezat pasardhës zgjeruan lirinë.

    Kam pasur mundësi përtej gjithçkaje që nëna ime e re mund të kishte imagjinuar në vitin 1964. Kam shërbyer si oficer në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Kam ushtruar profesionin e avokatit. Kam shërbyer në qeverinë shtetërore dhe më pas në Departamentin e Drejtësisë. Kam mbajtur pozita drejtuese në korporatat amerikane.

    Sot jam një ekzekutiv që shërben në fushën e mbrojtjes kombëtare dhe – në një kthesë të jashtëzakonshme të fatit – shërbej edhe në Bordin e Universitetit të Virxhinias.

    Jam thellësisht mirënjohës për mundësitë që ky vend ka ofruar për mua dhe për miliona të tjerë që kanë prejardhje modeste. Amerika nuk është e madhe sepse është e pagabueshme. Ajo është e madhe sepse është ndërtuar mbi ideale të përjetshme e të larta, të cilat na thërrasin vazhdimisht të bëhemi më të mirë.

    Kjo është ajo që 250-vjetori na kërkon të kujtojmë. Jo se Jeffersoni ishte i përsosur, por se ajo që ai shkroi ishte e vërtetë. Se fjalët e tij mbijetuan ndaj kundërthënieve të jetës së tij. Se ato u bënë gjuha e abolicionistëve, e luftëtareve për të drejtat e grave dhe e udhëheqësve të lëvizjes për të drejtat civile. Se ato u përkasin – plotësisht dhe pa asnjë apologji – gjithë amerikanëve, përfshirë pasardhësit e atyre që Jeffersoni nuk arriti t’i shihte qartë. Ato i përkasin vetë njerëzimit.

    Ato më përkasin edhe mua. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Sa bostonezë të dehur u deshën për të fituar Luftën Revolucionare?

    LEXO GJITHASHTU

    Ylli gjerman bën premtimin e pazakontë: Do të bëj modelin e flokëve të Ronaldos

    June 24, 2026

    Momente romantike pas ndeshjes – Gvardiol puthje e përqafime me të dashurën pas fitores së Kroacisë

    June 24, 2026

    400 koshere bletësh dhe 10 centrifuga për bletarët e Kaçanikut

    June 24, 2026

    Dorëheqja e një kryeministri britanik

    June 24, 2026
    TË TJERA

    Pse më shumë lojtarë se kurrë në një Kupë Bote po luajnë për një vend tjetër nga ai ku kanë lindur

    June 24, 2026

    Brenda muajit qershor, Policia e Pejës arreston 38 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave

    June 24, 2026

    Jude Bellingham mezi pret të luajë pranë Jose Mourinhos: Është top trajner

    June 24, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.