Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar në këtë institucion shëndetësor kanë lindur 24 foshnje.
Sipas njoftimit të spitalit, nga numri i përgjithshëm i të porsalindurve, 14 janë djem, ndërsa 10 vajza.
Gjatë kësaj periudhe, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë ofruar edhe një sërë shërbimesh të tjera mjekësore. Janë realizuar gjithsej 2 mijë e 657 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 251 pranime të reja të pacientëve.
Po ashtu, mesatarisht 159 pacientë kanë qenë të shtrirë në spital në baza ditore.
Sipas të dhënave të publikuara, 1 mijë e 316 pacientë kanë kryer gjithsej 16 mijë e 392 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar me sukses 47 ndërhyrje kirurgjikale.
Në repartin e dializës janë ofruar 221 trajtime, ndërsa në shërbimet diagnostikuese janë kryer 604 ekzaminime me rëntgen, 276 ultrazëra (EHO) dhe 39 incizime me rezonancë magnetike (MRI).
Gjithashtu, janë realizuar 31 ekokardiografi, 13 teste ergometrike, 21 gastroskopi dhe 10 kolonoskopi.
Ndërkohë, në kuadër të shërbimeve rehabilituese, janë ofruar edhe 163 shërbime fiziatrike.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë vazhdon të publikojë në baza javore të dhënat mbi shërbimet e ofruara, duke pasqyruar aktivitetin dhe ngarkesën e punës në këtë institucion shëndetësor. /Telegrafi/
