KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Emri komercial i një ilaçi, në mantilin e drejtoreshës së Endokrinologjisë

Emri komercial i një ilaçi, në mantilin e drejtoreshës së Endokrinologjisë

Emri komercial i barit “ZINOVIA” në mantilin e drejtoreshës së Klinikës së Endokrinologjisë

A po shndërrohen uniformat e drejtoreshës së institucionit publik shëndetësore në hapësira reklamuese për barna private, përderisa vëllai saj suspendohet për mos sigurim të barnave onkologjike pa pagesë që është dashur m’i taku pacientëve në Onkologji?!

Pamjet e transmetuara nga Klan Kosova, në një kronikë kushtuar Javës së Diabetit në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK, ngrenë dyshime serioze për respektimin e legjislacionit në fuqi, etikës profesionale dhe parimeve të parandalimit të konfliktit të interesit.

Në mëngën e mantilit të drejtoreshës së Klinikës së Endokrinologjisë vërehet mbishkrimi “ZINOVIA”, i cili paraqitet si emër komercial i një produkti farmaceutik.

Ajo që duhej të ishte një paraqitje publike me karakter shëndetësor dhe sensibilizues për pacientët, ngre pikëpyetje për promovimin e një produkti komercial përmes autoritetit të një zyrtari udhëheqës të institucionit publik shëndetësor.

Mantili i bardhë – simbol i besimit apo hapësirë marketingu?

Mantili i bardhë simbolizon profesionalizmin, paanshmërinë dhe besimin e pacientëve në mjekësi. Ai nuk duhet të shërbejë si instrument për promovimin e interesave komerciale të kompanive farmaceutike.

Rasti merr dimension edhe më shqetësues për shkak të pozitës udhëheqëse të drejtoreshës së Klinikës, përgjegjësive institucionale dhe ndikimit që një pozitë e tillë mund të ketë në përcaktimin e nevojave për furnizim me barna.

Afishimi i një emri komercial në uniformën mjekësore, për më tepër gjatë një paraqitjeje televizive, mund të krijojë perceptimin se produkti në fjalë gëzon rekomandimin apo mbështetjen e institucionit publik.

Dyshime për shkelje ligjore dhe konflikt interesi

Ligji Nr. 04/L-190 për Produkte dhe Pajisje Medicinale përcakton kufizime lidhur me reklamimin dhe promovimin e produkteve medicinale, veçanërisht të atyre që jepen me recetë.

Gjithashtu, neni 9, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1, 1.2, 1.5 dhe 1.9 të Ligjit Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik ndalojnë pranimin e përfitimeve të padrejta të lidhura me ushtrimin e detyrës, ndikimin në furnizimet publike për përfitime të padrejta dhe favorizimin e interesave private në dëm të interesit publik.

Rasti ngre gjithashtu pikëpyetje për respektimin e Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, si dhe të standardeve institucionale të SHSKUK!

• A lejohet reklamimi i produkteve farmaceutike në uniformat e drejtorit te klinikave të QKUK-së?

• A do të iniciojnë institucionet kompetente procedura diciplinore?

SHSKUK-ja, Oda e Mjekëve dhe Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit duhet të reagojnë

Menaxhmenti i SHSKUK-së, Ministria e Shëndetësisë, Oda e Mjekëve të Kosovës, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit duhet të sqarojnë rrethanat e këtij rasti dhe të vlerësojnë nëse ekzistojnë elemente të shkeljeve ligjore, etike apo disiplinore.

Vetëm një hetim institucional mund të përcaktojë nëse pas këtij ekspozimi komercial qëndron ndonjë marrëdhënie financiare, sponsorizim apo formë tjetër bashkëpunimi me industrinë farmaceutike.

Heshtja institucionale ndaj rasteve të tilla rrezikon të normalizojë një praktikë që cenon besimin e qytetarëve në pavarësinë e sistemit publik shëndetësor.

QKUK-ja është institucion publik shëndetësor, jo hapësirë marketingu për kompanitë farmaceutike. Mantili i mjekut duhet t’i shërbejë pacientit, jo interesave komerciale.

Burimi i pamjeve: Klan Kosova

Drejtoresha e Klinikës dhe institucionet e përmendura kanë të drejtën e përgjigjes lidhur me çështjet e ngritura në këtë shkrim.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.