KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Edhe nga hapësira mund të votosh, astronauti amerikan hedh votën nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Edhe nga hapësira mund të votosh, astronauti amerikan hedh votën nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Astronauti amerikan Anil Menon ka ushtruar të drejtën e tij të votës nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), duke dëshmuar se edhe distanca prej qindra kilometrash nga Toka nuk përbën pengesë për pjesëmarrjen në proceset demokratike.

Menon, i cili ndodhet në orbitë rreth 400 kilometra mbi Tokë, së bashku me dy shtetas të tjerë amerikanë që janë pjesë e ekuipazhit, ka plotësuar fletëvotimet në mënyrë elektronike dhe më pas i ka dërguar ato në mënyrë të sigurt te autoritetet përkatëse zgjedhore.

Procesi është mundësuar përmes një sistemi elektronik që u lejon astronautëve të votojnë nga hapësira, duke respektuar procedurat e sigurisë dhe afatet e përcaktuara për zgjedhjet, transmeton Telegrafi.

Duke folur për këtë përvojë, Menon u shpreh i kënaqur që mund të merrte pjesë në votime edhe gjatë qëndrimit të tij në hapësirë.

“Mirë se vini në stacionin hapësinor, ku sot kemi privilegjin të votojmë njësoj si ju që ndodheni në Tokë”, tha ai.

Votimi i astronautëve nga hapësira është bërë i mundur prej vitesh, falë bashkëpunimit mes NASA-s dhe autoriteteve zgjedhore, të cilat kanë krijuar procedura të posaçme për të garantuar që edhe ata që ndodhen në misione hapësinore të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.