KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Japonia në gatishmëri, tajfuni i afrohet ishujve perëndimorë të vendit

Japonia në gatishmëri, tajfuni i afrohet ishujve perëndimorë të vendit

Një tajfun i madh dhe i fuqishëm iu afrua një zinxhiri të largët ishujsh në jugperëndim të Japonisë, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë për erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm, rrëshqitje toke dhe përmbytje në atë që mund të jetë stuhia më shkatërruese e rajonit në vite.

Sipas autoriteteve meteorologjike, tajfuni Bavi pritet të kalojë shumë afër Ishujve Sakishima të Japonisë, një zinxhir ishujsh të largët pranë Tajvanit që është pjesë e Prefekturës Okinawa, herët të shtunën në mëngjes.

Erërat maksimale të qëndrueshme po arrijnë në 162 km/h dhe banorët vendas në Ishigaki, një nga ishujt në zinxhir, po mbyllin dritaret me shirit ngjitës dhe po varin rrjeta kundër erës nëpër shtëpi dhe dyqane.

Kompanitë ajrore anuluan dhjetëra fluturime në rajon.

Japan Airlines tha se kishte anuluar më shumë se 100 fluturime për të premten dhe të shtunën, duke prekur gati 20,000 pasagjerë.

Kompania rivale All Nippon Airways anuloi më shumë se 160 fluturime deri të dielën, duke ndërprerë udhëtimet për rreth 20,000 njerëz.

Gati 900 ndërtesa në Prefekturën Okinawa janë pa energji elektrike.

Në Ishigaki, një destinacion i njohur turistik, banorët u furnizuan me ushqime, duke zbrazur raftet e makaronave në një supermarket lokal.

Disa plazhe publike, parqe bregdetare dhe terminali lokal i trageteve dukeshin të mbyllura.

Vonë të shtunën, parashikohet që uragani Bavi të zbarkojë rreth qytetit lindor kinez të Wenzhout, ku jetojnë 10 milionë banorë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.