KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Rrugët pas reshjeve të borës, deklarohet Ministria e Infrastrukturës (VIDEO)

Rrugët pas reshjeve të borës, deklarohet Ministria e Infrastrukturës (VIDEO)

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është deklaruar pas reshjeve të borës që kanë përfshirë vendin, duke bërë të ditur se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren dhe në gatishmëri 24 orë.

Sipas njoftimit të ministrisë në Facebook, me uljen e temperaturave, ekipet po vazhdojnë pastrimin e borës dhe trajtimin me kripë të segmenteve rrugore ku ka ngrica, transmeton Klankosova.tv.

"Me uljen e temperaturave, ekipet tona janë në gatishmëri 24/7. Po pastrojmë borën dhe po trajtojmë me kripë segmentet ku ka ngrica, me vëmendje të veçantë në zonat malore".

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë parasysh sigurinë e ekipeve që po punojnë në terren.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.