KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Jam i gatshëm të bisedoj me ta”, objektivi i Real Madridit ëndërron ta vesh fanellën e Barcelonës

“Jam i gatshëm të bisedoj me ta”, objektivi i Real Madridit ëndërron ta vesh fanellën e Barcelonës

Real Madridi është në kërkim të një mesfushori të ri këtë verë, por një nga objektivat kryesorë duket se sapo i ka ulur gjasat për një transferim në “Santiago Bernabeu”.

Kees Smit është në listën e përforcimeve të mundshme që “Los Blancos” mund të bëjnë në afatin e ardhshëm kalimtar, por ai duket dukshëm më i interesuar të bashkohet me rivalët e “El Clasico”, Barcelonën.

Smit ka shprehur edhe më parë dëshirën për të luajtur në La Liga, por nëse deklaratat e tij më të fundit merren si tregues, atëherë është më e mundshme që ai të përfundojë te Barcelona këtë verë.

Ditët e fundit, mesfushori i AZ Alkmaar dhe Holandës i ka bërë një “thirrje” Barcelonës që të veprojë, siç raporton Sport.

“Po shkoj në Barcelonë për pushime. Nëse ata më kërkojnë për negociata, do të doja ta bëja edhe këtë. Jam plotësisht i gatshëm të bisedoj me ta dhe do të kem kohë për këtë”.

“Unë i shikoj pothuajse të gjitha ndeshjet e Barcelonës. Është thjesht klubi im i preferuar. Jam rritur duke parë Iniestën ose Messin, të cilët i kam si dy referenca”, ka thënë ai.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe aktualisht përzgjedhës i Holandës, Ronald Koeman, tashmë e ka mbështetur Smit që të kalojë te klubi katalanas këtë verë dhe mund të ketë hapësirë që një lëvizje të konkretizohet.

Hansi Flick ka disa opsione cilësore në mesfushë, por duke qenë se Marc Casado pritet të largohet për shkak të mungesës së minutave, zëvendësuesi i tij mund të jetë pikërisht lojtari i AZ-së.

Megjithatë, pritshmëria është që Smit të transferohet për një shumë të madhe këtë verë, me shifra në rreth 60 milionë euro që tashmë janë përmendur./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.