KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Jam e hidhëruar”, Britney Spears ‘shpërthen’ ndaj prindërve për kujdestarinë 13-vjeçare

“Jam e hidhëruar”, Britney Spears ‘shpërthen’ ndaj prindërve për kujdestarinë 13-vjeçare

Këngëtarja amerikane, Britney Spears, ka rikthyer vëmendjen te periudha e vështirë e kujdestarisë ligjore që zgjati 13 vjet, duke pranuar se ende ndjen hidhërim për mënyrën se si u trajtua nga familja e saj.

44-vjeçarja publikoi në Instagram një video me të brendshme të zeza, të shoqëruar me një përshkrim të gjatë, ku iu kundërpërgjigj atyre që në të kaluarën e kishin quajtur ‘të çmendur’.

“Po, jam e hidhëruar”, shkroi Spears, duke iu referuar kohës, mundësive dhe lirisë që, sipas saj, i ishin mohuar gjatë asaj periudhe.

Britney me të ëmën

Ajo tregoi se për vite me radhë nuk kishte mundur as të udhëtonte lirshëm për të takuar një mikeshë, për shkak të angazhimeve dhe kufizimeve që përjetonte.

Spears u vendos nën kujdestari ligjore në shkurt të vitit 2008, pas një periudhe krizash personale që u bënë publike.

Kujdestaria, e cila i jepte babait të saj, Jamie Spears, kontroll të gjerë mbi çështjet e saj financiare dhe personale, përfundoi në nëntor të vitit 2021.

Britney me babanë

Pas përfundimit të kujdestarisë, marrëdhënia e Britneyt me prindërit ka mbetur e tensionuar.

Megjithatë, vazhdon të ketë lidhje me dy djemtë e saj, Sean Preston dhe Jayden James, nga martesa e mëparshme me Kevin Federline.

Britney me familje

Në jetën sentimentale, këngëtarja u martua me Sam Asgharin në vitin 2022, por çifti u divorcua në vitin 2024. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.