KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushtaku për rastin e Lirim Mehmetajt: As Serbia nuk ka pasur aktakuza më të rënda për Thaçin sesa ata, e përgëzoj Policinë për punën e bërë

Lushtaku për rastin e Lirim Mehmetajt: As Serbia nuk ka pasur aktakuza më të rënda për Thaçin sesa ata, e përgëzoj Policinë për punën e bërë

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në një prononcim për lajmi.net ka folur për përplasjen e fundit mes gazetarit, Lirim Mehmetaj që është kanosur.

Lushtaku tha se ajo që ka ndodhur është absurditet me llojit të vetë. Ai është shprehur i habitur se si i shkruhet një njeriu vetëm pse ka dhënë në mendim.

Deputeti i PDK-së e ka përgëzuar Policinë e Kosovës për vendosjen në paraburgim të kërcënuesit të Mehmetajt.

“Është absurditet i llojit të vetë. Qëndrimi se të jesh me UÇK-në apo me kasapin e Ballkanit edhe me u distancu, besoj se është e qartë për popullin shqiptarë. Ne kërkujna nuk jemi duke i drejtuar gishte që ata janë me palën e armikut, por duhet ta dimë a janë me UÇK-në apo me kënd? Në këtë këndvështrim e kam parë të mirëqenë edhe qëndrimin e z.Fidan Jupolli. E përgëzoj, është në të drejtën e tij.”

“Kundërshtimi në këtë pikë është dobësi e tyre. Në këtë pjesën e Lirimit, është absurditet t’i shkruhet njeriut vetëm pse e ka dhënë një mendim të tij. Ndërsa pala tjetër, ne e dimë shumë mirë se Serbia nuk ka pasur aktakuza më të rënda sesa që ata kanë bërë për z.Thaçi dhe të tjerët. Ne sigurisht që e dënojmë çdo gjuhë kundër ish-krerëve të UÇK-së. Gjuha që po përdoret vetëm për të mbrojtur interesin personal dhe jo atë kombëtarë është e dënueshme. Duhet të ketë siguri më të madhe, e përgëzoj Policinë e Kosovës që e ka bërë punën e vetë.”, u shpreh ai./lajmi.net/

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.