KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Izraeli publikon shifra për ofensivën në Iran dhe Liban

Izraeli publikon shifra për ofensivën në Iran dhe Liban

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar detaje mbi operacionet e tyre ushtarake ndaj Iranit dhe në Liban, në kuadër të konfliktit që ka përfshirë rajonin.

Sipas një zëdhënësi të IDF-së, në “Operacionin Ulërima e Luanit”, Izraeli pretendon se ka vrarë 28 komandantë të lartë iranianë, ka kryer më shumë se 10800 sulme dhe ka shkatërruar rreth 250 sisteme të mbrojtjes ajrore.

Po ashtu, sipas këtyre të dhënave, rreth 60 për qind e platformave të lëshimit të raketave balistike të Iranit janë nxjerrë jashtë përdorimit, shkruan skynews.

Në lidhje me operacionet në Liban, IDF thotë se ka vrarë rreth 1700 persona të cilët i cilëson si “terroristë”, ka realizuar gati 15 mijë sulme me artileri dhe ka goditur mbi 5000 objektiva.

Megjithatë, këto shifra nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë se luftimet kanë shkaktuar zhvendosjen e mbi një milion njerëzve në Liban, ndërsa mbi 3000 persona thuhet se janë vrarë në Iran. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.