Manchester United po mendon për përforcimin e repartit ofensiv dhe një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të klubit është sulmuesi anglez Ivan Toney.
Sipas gazetarit Alex Crook, futbollisti është në radarët e gjigantit anglez, i cili po shqyrton mundësinë e afrimit të tij për të rritur alternativat në fazën e sulmit.
Toney njihet për fizikun, forcën në duelet ajrore dhe aftësinë për të shënuar gola, karakteristika që mund ta bëjnë një alternativë interesante për Manchester Unitedin.
Megjithatë, deri më tani nuk raportohet për një marrëveshje konkrete, ndërsa mbetet të shihet nëse interesimi i klubit nga Old Trafford do të shndërrohet në një ofertë zyrtare.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

