KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dzeko i pakënaqur te Schalke, mediat gjermane flasin për një largim të mundshëm

Dzeko i pakënaqur te Schalke, mediat gjermane flasin për një largim të mundshëm

Edin Dzeko po kalon një periudhë të vështirë te Schalke 04, ku nuk po arrin të ketë hapësirën e dëshiruar në skuadrën e trajnerit Miron Muslic.

Sulmuesi boshnjak 40-vjeçar ka një rol dytësor në ekip, ndërsa pakënaqësia e tij me statusin aktual po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Situata e tij ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave gjermane, të cilat kanë nisur të diskutojnë mundësinë e një ndarjeje të parakohshme mes palëve.

Dzeko e vazhdoi kontratën me Schalken edhe për një sezon, pasi kishte dhënë kontribut të rëndësishëm në rikthimin e klubit në Bundesliga. Megjithatë, aventura në elitën e futbollit gjerman nuk po shkon sipas pritshmërive të sulmuesit.

Deri më tani, ai ka regjistruar vetëm 206 minuta lojë dhe ende nuk ka arritur të shënojë gol. Pakënaqësia e tij u vu re edhe në ndeshjen e fundit ndaj Stuttgartit, e cila përfundoi me rezultat 0:0. Muslic e aktivizoi vetëm në minutën e 86-të, ndërsa pas përfundimit të takimit Dzeko u drejtua menjëherë për në dhomat e zhveshjes.

Pas ndeshjes, trajneri i Schalkes e arsyetoi vendimin e tij, duke theksuar se emri dhe reputacioni i lojtarëve nuk ndikojnë në zgjedhjet e tij.

“Nuk mund t’i marr parasysh emrat. Nuk ka të bëjë me emrat apo me Edinin, por me Schalke 04”, deklaroi Muslic për Sky.

Për situatën e Dzekos ka folur edhe gazetari i Sky, Dirk Schlarmann, në podkastin “Schalker Markt”. Ai shprehu mirëkuptim për pakënaqësinë e sulmuesit, por vlerësoi se reagimi i tij pas ndeshjes me Stuttgartin nuk ishte i përshtatshëm për një futbollist me përvojën e tij.

Schlarmann theksoi se aktivizimi i Dzekos vetëm në minutat e fundit nuk i shërben shumë as lojtarit, as skuadrës, ndaj sipas tij, klubi dhe sulmuesi duhet të bisedojnë hapur për të ardhmen.

“Nuk keni nevojë për Edin Dzekon pas pesë minutash. Kjo duhet të bëhet e qartë. Është vërtet për të ardhur keq”, u shpreh gazetari gjerman./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.