Njësitë ruse ka të ngjarë t’i raportojnë Vladimir Putinit të dhëna të pasakta nga fronti, vlerëson Instituti për Studimin e Luftës (ISW).
Sipas ISW-së, komandantët rusë po krijojnë “një pamje fiktive të suksesit ushtarak rus për komandantët e nivelit më të lartë dhe për Putinin”.
Më 3 korrik, Putin zhvilloi një takim me komandantët e njësive ruse që veprojnë në zonën e Kostjantinivkës, shkruan skynews.
Gjatë takimit, si komandantët ashtu edhe Putin pretenduan në mënyrë të rreme se forcat ruse kishin marrë nën kontroll Kostjantinivkën dhe kishin avancuar përtej saj në drejtim të Druzhkivkës.
Putin zhvilloi gjithashtu një bisedë telefonike me një komandant të forcave ajrore më 6 gusht, pas akuzave se ai është “i shkëputur” nga realiteti në fushëbetejë.
Megjithatë, këtu shfaqet një problem i pazakontë: komandanti i identifikuar nga Kremlini në transkriptin e publikuar të bisedës raportohet se kishte vdekur në maj të vitit 2025.
“Identifikimi i gabuar i komandantit që foli me Putinin ngre pyetje të tjera mbi vërtetësinë e raporteve të brendshme ruse për situatën në fushëbetejë”, deklaroi ISW. /Telegrafi/
