KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ismet Beqiri tërhiqet nga gara për deputet

Ismet Beqiri tërhiqet nga gara për deputet

Ish-deputeti i LDK-së dhe ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, ka bërë të ditur se në këtë proces zgjedhor nuk do të jetë kandidat për deputet, pavarësisht se thotë se është propozuar dhe ka pasur mbështetjen e plotë nga dega e tij në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Beqiri, përmes një reagimi publik, ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët për përkrahjen, duke e cilësuar Degën e I-rë “Kodra e Trimave” si “bastion” të LDK-së dhe një degë me histori, rezultate dhe krenari.

Ai ka thënë se kjo degë është “unikе dhe e fuqishme”, ndërsa ka shprehur mbështetje për strukturat e saj në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se edhe pse nuk do të garojë për deputet, do të vazhdojë angazhimin dhe mobilizimin për fitore.

“Zemra ime rrah për Kodrën e Trimave, Prishtinën, LDK-në dhe Rugovizmin”, ka shkruar Beqiri, duke uruar suksese për degën, anëtarësinë dhe LDK-në, si dhe duke përmbyllur mesazhin me urim për Prishtinën dhe Kosovën.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.