Pesë adoleshentë janë plagosur rëndë me thikë gjatë një feste të Halloween-it në Chandler’s Ford, afër Eastleigh në Britani të Madhe.
Policia njoftoi se ngjarja ndodhi të shtunën, pak pas orës 22:30, pasi një grup personash të panjohur dyshohet se hyri në një shtëpi ku po mbahej festa, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Viktimat janë tre djem 16-vjeçarë dhe dy 17-vjeçarë, të cilët janë dërguar në spital.
Policia ka nisur hetimet dhe u ka bërë thirrje dëshmitarëve që të ofrojnë informacione për identifikimin e të dyshuarve. Ndërkohë, deputetja Liz Jarvis ka shprehur solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre, duke kërkuar që të mos shpërndahen informacione të pakonfirmuara.
Burimi: klankosova.tv ↗

