KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ismaili pas vendimit nga Gjykata: Një popull që ka luftuar për lirinë e vet nuk mund të pranojë që historia e çlirimit t’i rishkruhet si histori faji

Ismaili pas vendimit nga Gjykata: Një popull që ka luftuar për lirinë e vet nuk mund të pranojë që historia e çlirimit t’i rishkruhet si histori faji

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar pas vendimit nga Gjykata Speciale e cila ka dënuar Hashim Thaçit me 17 muaj burgim.

Sipas deputetit të PDK-së, një popull që ka luftuar për lirinë e vet nuk mund të pranojë që historia e çlirimit t’i rishkruhet si histori faji.

Madje sipas tij, ky proces, tash e një kohë, e ka tejkaluar fatin juridik të individëve.

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ngre shqetësime për drejtësinë dhe paanshmërinë e këtij procesi. Mentaliteti i kësaj gjykate është dënimi me çdo kusht.

Ky proces, tash e një kohë, e ka tejkaluar fatin juridik të individëve.

Është çështje e trajtimit të historisë sonë, ku viktima po vendoset në pozitën e agresorit dhe lufta çlirimtare po gjykohet jashtë kontekstit të shtypjes që e shkaktoi.

Një qasje e tillë mbart tipare të një mentaliteti kolonial, të veshur me autoritetin e drejtësisë ndërkombëtare, që shpërfill faktet historike dhe pasojat e vendimeve të veta. Pasoja që rëndojnë mbi personalitetet më të shquara të vendit, mbi shoqërinë tonë dhe mbi të ardhmen e Kosovës së pavarur.

Angazhimi i organizuar i shtetit dhe i shoqërisë sonë është domosdoshmëri urgjente. Kërkesa për drejtësi të paanshme dhe mbrojtja e së vërtetës historike kërkojnë përgjegjësi, këmbëngulje dhe veprim të përbashkët. Heshtja nuk mund të jetë përgjigjja jonë.

Një popull që ka luftuar për lirinë e vet nuk mund të pranojë që historia e çlirimit t’i rishkruhet si histori faji./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.