KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Iskra Haxhi Vasileva zgjidhet në krye të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion

Iskra Haxhi Vasileva zgjidhet në krye të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion

Prokurorja Iskra Haxhi Vasileva ka marrë më së shumti vota në garën për drejtimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ajo ka një epërsi të ngushtë ndaj kandidatit të dytë, Trajçe Pelivanov.

Në garë ishin pesë kandidatë: Iskra Haxhi Vasileva, Faton Azizi, Trajçe Pelivanov, Jovan Cvetanovski dhe Lidija Raiçeviq.

Votimi u zhvillua nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Të drejtë vote kishin 187 prokurorë publikë nga e gjithë Maqedonia e Veriut, të cilët votuan drejtpërdrejt dhe në mënyrë të fshehtë.

Rezultatet pritet të përmblidhen dhe të shpallen zyrtarisht në një seancë publike. Kandidatët dhe votuesit kanë të drejtë të paraqesin kundërshtime lidhur me procedurën zgjedhore.

Zgjedhjet u organizuan për shkak të përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual, Islam Abazi, i cili u zgjodh në vitin 2022 dhe nuk kandidoi për një mandat të ri.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.