KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ishte kundër marrëveshjes për presidentin, Shala pritet të jetë propozimi i LDK-së për nënkryetar të Kuvendit

Ishte kundër marrëveshjes për presidentin, Shala pritet të jetë propozimi i LDK-së për nënkryetar të Kuvendit

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet ta propozojë deputetin Kujtim Shala për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Telegrafi mëson nga burime brenda këtij subjekti politik se emri i Shalës po shqyrtohet si kandidaturë e LDK-së për këtë pozitë, megjithatë propozimi ende nuk është zyrtarizuar nga partia.

Kandidatura e tij pritet të bëhet e ditur në seancën e sotme për konstituimin e Kuvendit.

Kujtim Shala ka qenë edhe më herët nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

LDK-ja së fundmi është përballur me përplasje të brendshme lidhur me marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit.

Gjashtë deputetë të LDK-së, në mesin e tyre edhe Kujtim Shala, kanë kundërshtuar marrëveshjen për mbështetjen e kandidaturës së Bekim Sejdiut për president.

Ndërkohë, Shala është përmendur edhe si një nga emrat që mund të marrë drejtimin e ardhshëm të LDK-së.

Deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, e ka propozuar publikisht Shalën si kandidat për kryetar të ardhshëm të LDK-së. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.